Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
‘Unaza e Re’/ Fatos Lubonja: Kjo situatë çon në dhunë; projekti synon vjedhjen
Analisti Fatos Lubonja thotë se projekti i ‘Unazës së Re’ duhet të anulohet. Gjatë intervistës në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja komentoi edhe përplasjen Presidencë-Qeveri për këtë çështje.
“Kjo pjesë e shtetit, që është Qeveria, mendon se është i gjithë shteti, atëherë ky është problem sepse nuk ka demokraci. Grabiten 20 milionë euro ditën për diell nga institucionet e shtetit, nuk heton prokuroria, nuk i përgjigjen për këtë grabitje as presidentit dhe as opinionit publik. Nuk arrestohet personi që qëndron pas këtij 26 vjeçari. Atëherë shteti nuk ekziston më. Unë vjedh dhe nuk kam frikë. Presidenti nuk quhet, opozita nuk quhet, atëherë ku jemi? Shqipëria kështu ka qenë gjithmonë. Por mos të harrojmë se ky president përpara disa viteve ka qenë në një situatë të ngjashme. Ju kujtohet 21 janari? U filmua me 750 mijë euro dhe dha dorëheqjen. Ata (socialistët) nxorën popullin në rrugë dhe dogjën Kryeministrinë. Sigurisht aty kishte një mijë e një probleme. Por tani bëhet fjalë për një shifër disa herë më të madhe dhe nuk ka asnjë dorëheqje. Thonë që iku Gjiknuri se ka punuar mirë”, tha analisti.
Sipas Lubonjës, “kjo situatë çon në dhunë. O dhunë shtetërore që vijon dhe rritet, o dhunë kundër shtetit. Këtu duan të na çojnë?”
Fatos Lubonja thekson se projekti se ‘Unaza e Re’ është metafora që tregon se ku politika kërkon të çojë vendin. Ai shprehet se projekti duhet të anulohet pasi synon vetëm vjedhjen.
“Lekët e shtetit nuk mund të shkojnë te ‘Unaza e Re’, kur qyteti ka shumë prioritete të tjera. Projekti i Unazës së Re ka për synim vjedhjen dhe ndërtimin e pallateve nga trafikantët”, tha ai.