Flash News

KRYESORE

Unaza e Re/ Ish ministri: Ç’punë ka shteti që prish shtëpi kuturu?

Unaza e Re/ Ish ministri: Ç’punë ka shteti që prish

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkruar një postim në rrjetin social “Facebook” lidhur me shembjen e shtëpive të banorëve të “Astirit” për realizimin projektin e Unazës së Re.

Manjani shprehet se ka mësuar se aty do ndërtohen komplekse pallatesh dhe shtron pyetjen “Ç’punë ka shteti që prish shtëpi kuturu?”.

“Realisht futja e shtetit në këto gjëra, mban erë të rëndë. Erë e cila kur bashkohet me erën e supër qelbur nga korrupsioni 40 milionësh i rrugës, qelb gjithë dynjanë”, shton ish ministri.

Postimi i plotë:

Dje mësova se tek Unaza e Re do ndërtohen komplekse pallatesh.

Shumë mirë!

Ajo zonë vetëm me komplekse banimi të tilla urbanizohet dhe e rregullon edhe pamjen urbane.

Ndaj kush ka takat, zanat e hesap mirë është të lejohet të ndërtojë. Natyrisht sipas një plani urban dhe jo me studime pjesore, siç ndërtonte Rama.

Le të bëhet edhe ana tjetër e atij segmenti të Unazës si ana përballë, ku mirë apo keq, u ndërtuan komplekse banimi të larta shumë herë më të rregullta se ndertimet kaotike me blloqe betoni.

Ajo që nuk justifikohet është pyetja: ç’punë ka shteti që prish shtëpi kuturu?!

Në kësi rastesh shtëpitë e vjetra i prish ndërtuesi, i cili merret vesh me pronarët e shtëpive me apo pa legalizim. U bënë 28 vite që ndërtohet në Tiranë dhe ndërtuesit e dinë shumë mirë si gjendet gjuha e bashkëpunimit me pronarët e shtëpive.

Realisht futja e shtetit në këto gjëra, mban erë të rëndë. Erë e cila kur bashkohet me erën e supër qelbur nga korrupsioni 40 milionësh i rrugës, qelb gjithë dynjanë.

Të fundit