Flash News

KRYESORE

Unaza e Re, Shehaj: Shqiptarëve iu ka mbetur vetëm protesta

Deputeti i PD, Agron Shehaj, me anë të një postimi në “Facebook”, është shprehur se Rruga e Kombit, Teatri, Unaza e Madhe, check-up dhe koncesionet janë vjedhje gjigande në dëm të qytetarëve.

Shehaj shton se qeveria i përdor paratë e vjedhura në media, për të bindur njerëzit që fajin e kanë qytetarët se janë "shpellarë".

Deputeti thekson se shqiptarëve iu ka mbetur vetëm protesta, ndërkohë që pushteti vjedh dhe poshtëron popullin e pambrojtur.

Postimi i plotë:

Qytetarë "zaptues" apo qeveri e korruptuar?

Protestë e dhunshme apo abuzim i pushtetit mbi protestuesit?

It's all about money!!! 💰💰💰

Rruga e Kombit, Teatri, Unaza e Madhe, check-up, koncesionet, janë vjedhje gjigande në dëm të qytetarëve.

Qeveria i përdor paratë e vjedhura në media, për të bindur njerëzit që fajin e kanë qytetarët se janë "shpellarë"

Shqiptarëve ju ka mbetur vetëm protesta... Kur pushteti vjedh dhe poshtëron popullin e pambrojtur..

Kur bën ligje speciale për të pasuruar miqtë e vetë.. ( Teatri 🎭)

Kur rrugët e ndërtuara me paratë tona iu falen Oligarkëve..

Kur prokuroria dhe gjykatat nuk veprojnë..

Kur paratë i fshehin në kompani offshore..

Kur mediat janë nën presionin😷 e tmerrshëm të Qeverisë..

Te gjithë duhet të dalim në protestë, të mbushim sheshet dhe rrugët.

Hajdutët dhe banditët nuk do ia dalin!

Të fundit