Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Unaza e Re”/ Zëvendësuesi i Blushit te ‘Libra’ kundër Ramës: Fatale nëse krijon gjendje lufte me qytetarët
Lëvizja Libra, ish-partia e Ben Blushit është rreshtuar në krah të banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët kundërshtojnë vlerën e ulët të kompensimit të 317 banesave të tyre.
Kryetar i ri, Endri Tafani ka zgjedhur një pasazh të filozofit anglez Jonh Locke, nga libri “Dy Traktate Mbi Qeverisjen” 1690 për të kundërshtuar vendimin e mazhorancës.
Mes argumenteve të cituara nga ai, është se ‘sa herë që Ligjvënësit përpiqen të heqin dhe të shkatërrojnë pronën e Njerëzve, ose t'i vendosin në skllavëri nën një Pushtet Arbitrar, ata e vendosin veten në një gjendje lufte me Njerëzit’.
Që pas largimit të Blushit drejt ‘Top Channel’ dhe konflikteve të hapura me ish-nën-nënkryetaren Mimoza Hafizi, ‘Libra’ nuk ka zhvilluar ndonjë aksion publik, përveç reagimeve spontane në rrjetet sociale.
Qëndrimi i plotë:
Arsyeja pse Njerëzit hyjnë në shoqëri është ruajtja e pronës së tyre; dhe ata zgjedhin dhe autorizojnë një Ligjvënës që të mund të bëhen ligje dhe rregullat, si roje dhe gardhe për pronat e të gjithë shoqërisë, për të kufizuar fuqinë dhe për të moderuar dominimin e çdo pjese apo pjesëtari të shoqërisë.
Kurrë nuk mund të supozohet që vullneti i shoqërisë është që Ligjvënësit duhet të ketë një pushtet për të shkatërruar atë që gjithkush krijon, sepse Njerëzit hyjnë në shoqëri pikërisht për ta siguruar pronën dhe kjo është arsyeja për të cilën Njerëzit u binden Ligjvënësve që zgjedhin vetë.
Sa herë që Ligjvënësit përpiqen të heqin dhe të shkatërrojnë pronën e Njerëzve, ose t'i vendosin në skllavëri nën një Pushtet Arbitrar, ata e vendosin veten në një gjendje lufte me Njerëzit, të cilët janë të liruar nga çdo bindje e mëtejshme dhe janë lënë në strehën, të cilën Perëndia ua ka siguruar të gjithë Njerëzve kundër Forcës e Dhunës.
Prandaj, kurdo që Ligjvënësi do të shkelë këtë rregull themelor të shoqërisë, ose me ambicie, frikë, marrëzi ose korrupsion, përpiqet të mbajnë veten ose të vendosin në duart e ndonjë tjetri një fuqi absolute mbi jetën, liritë dhe me pasuritë e Njerëzve, me këtë shkelje të besimit, ata e humbin Fuqinë që Njerëzit kishin vënë në duart e tyre për qëllime krejtësisht të kundërta dhe kjo Fuqi u shpërndahet Njerëzve që kanë të drejtë të rifillojnë lirinë e tyre origjinale dhe krijimin e një Legjislature tjetër (si ta mendojnë ata të përshtatshme), për sigurinë e tyre, që në fund të fundit është edhe arsyeja për të cilin ata Njerëz janë futur në shoqëri.