Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Biseda me Rudina Hajdarin, deputete demokrate, mbrëmë në pritjen e ambasadës amerikane, me rastin e marrjes së detyrës nga zv/Ambasadorja, Leyla Moses, nuk mund të mos hapej mbi fushën gri të tematikës politike. Nëpër fjalë u mpiks ideja se kërkohet një ‘ngjarje e madhe politike’, një big bang, që do ta shpërthejë malin memec, poshtë të cilit shtrihet magma e fjetur e një vullkani.
Po cila është ajo ngjarje në kërkim të një terranove politike? Kjo dilemë vlente mbrëmë, me një birrë amerikane në dorë, në një kënd të Tiranës, aq të qetë sa të dukej vetja se të kishin hedhur në Georgetown, sa ç’vlen edhe sot.
Sidomos sot e në vazhdim. Nuk jam në gjendje, apo nuk është rasti ndoshta, të flasim për këtë ngjarje, pa shprehur në fillim arsyet që çojnë në domosdoshmërinë e saj. Çfarë e ka bërë (im)perpetuum mobile gjendjen, saqë edhe po të zbresësh interesin politik të Rudinës dhe vokacionin ideologjik të autorit të këtyre radhëve, sërish mbetet imperativi i daljes nga mosngjarja. Na e pohon këtë, në mënyrë të fortë dhe të paanshme, deputeti i shumicës socialiste, Taulant Balla. I vënë në cep të ringut prej disa ditësh nga opozita e cila, sipas të dhënave zotëron edhe materiale të tjera për të njëjtin rast, Balla e ka pranuar sot, më në fund në një konferencë shtypi ‘lidhjen familjare’ me një biznesmen, të akuzuar, ndër të tjera, si anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës.
I cytur nga këmbëngulja e akuzatorëve nga foltorja e selisë blu, kryetari i grupit parlamentar socialist, pohoi se opozita duhet të ngrejë akuza, dhe jo të bëjë pyetje. Sot ishte vetë që, me pohimin e bërë e varrosi nevojën e pyetjeve, duke ngritur lart relievin e akuzave kundër tij.
Në rrethana të tilla, 'ngjarja e madhe', të cilën e yshtnim unë dhe Rudina, qoftë edhe duke e kërkuar mes veti, ngjan thuajse një naivitet. Ç’nevojitet një ‘shpërthim’ i tillë kur java politike është e mbushur plot me skandale që fillojnë me deputetin Çyrbja të Rilindjes dhe mbyllen me deputetin Balla të PS? Ky i fundit është edhe një prej hierarkëve të lartë të shumicës, praktikisht nr. 2 i Edi Ramës.
Është pikërisht lehtësia e padurueshme me të cilën shumica qeverisëse i trajton bëmat e vetes që e thërret në skenë nevojën e këtij big bangu. Nuk ka një reflektim serioz, edhe pse Partia Socialiste ka humbur jo pak në hemorragjinë e shkaktuar nga i ashtuquajturi dekriminalizim. Disa deputetë dhe kryetarë bashkish, ranë para presave të këtj mekanizmi, por atë që mori periferia në kanalizimet e ‘ujrave të zeza’ e ktheu lart qendra. Rilindja e Edi Ramës është, me sa duket, vazhdim i filozofisë së viteve të tij si kryebashkiak. Një estetizim pa etikë. Prish bregun e Lanës dhe ndërto Komunën e Parisit. “Përcill’ Mark Frrokun (i cili ishte të paktën vetë i fortë) dhe fut Çyrbjen dhe lejtnantë të tjerë të të fortëve.
Cila është pra, ngjarja e madhe politike: nga vjen, kush e prodhon? Në këtë pikë, le të pajtohemi për të mos u pajtuar. Lulzim Basha, lideri i opozitës, e lyp nëpërmjet një kronike të përditëshme mbushur me beteja të pafundme, me qëllim rraskapitjen e kundërshtarit dhe, rrjedhimisht, fitoren në zgjedhjet parlamentare të radhës. Kjo, me sa duket, është strategjia, pa përjashtuar as taktikën afatmesme të asaj që ai quan ‘qeveri e konsensusit kombëtar pa Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn’.
Sali Berisha, e kërkon këtë qëllim nëpërmjet mjeteve të atij që ai quan ‘revolucion demokratik’. Intekektualët Artan Fuga dhe Mark Marku e kërkonin para pak javësh, me anë të një letre të hapur botuar në të përditshmen Panorama, si një bashkim apartiak i elitave të shoqërisë. Një ‘parti’ intelektuale, le të themi.
Për t’u kthyer te mbrëmja amerikane në ‘Georgetown’-in poshtë Nënë Shqipëri; te biseda me Rudinën; te Don Lu që mund të ikë në shtator, por mund të jetë këtu edhe një vit si Alex Arvizu; te Leyla Moses, me atë mbiemër hebraik që evokon shpresën biblike; te shqiptarët, thuajse të dëshpëruar, që shpresojnë se Washington-i mund ta thyejë këtë akullnajë, që e ka zënë poshtë perpetuumin politik; te kjo dhe ajo tjetra; e kështu me radhë…
Të gjitha janë variabla, por shqiptarët janë në gjumë ose në ikje e sipër. Edhe kur thonë ‘opozita nuk frymëzon’, e pranojnë këtë letargji apo këtë mërgatë. Sepse, opozicioni nuk është një ndërtesë, një sigël, një njeri.
Sa kohë kështu do të jemi, Edi, Taulanti dhe Ergysi, do të dalin dhe me lehtësi do të na i paraqesin shkeljet e tyre si ‘ëndrra të një nate vere’.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38