Flash News

OP-ED

Unë i lutem Zotit, nuk duatrokas

Unë i lutem Zotit, nuk duatrokas

Nga Dritan Kaba

Nuk do dal në ballkon edhe si i marrë të duartrokas në ajër! Unë do ndez në darkë një qiri në dritaren time edhe do t’i lutem Zotit për mjekët, infermierët, punëtoret e pastrimit në spitale, mirëmbajtësit, shoferët e ambulancave dhe gjithkënd tjetër që shërben në shëndetësi apo në shërbimet e tjera publike!

Unë do ndez një qiri tjetër për familjet, që jetojnë në çadra nga pasojat e tërmetit dhe nuk kanë ujë me se të lahen. Ne nuk i shohim se mediat i kanë harruar!

Une do të lutem për familjet në nevojë, që nuk kujtohet askush për ta!

Unë do lutem për punëtorët që kanë humbur vendet e punës!

Unë do të lutem për të rinjtë dhe fëmijët, që të kalojnë këtë vit të traumatizuar dhe në mësimë por edhe në jetën e tyre të përditshme!

Unë do t’i lutem Zotit për të sëmurët, familjet e invalidëve, të familjeve që kanë fëmijë autikë dhe në këto momente të vështira për ta askush nuk po iu vjen në ndihmë!

Une i lutem Zotit, nuk duartrokas si në paradat e 1 Majit, me komandën e ‘Gjithologut’ kokëbosh!

Të fundit