Flash News

KRYESORE

“Unë jam Fatos Nano”, garda ndalon ish-kryeministrin

“Unë jam Fatos Nano”, garda ndalon ish-kryeministrin

Ish-kryeministri Fatos Nano u filmua dje në qytetin e Shkodrës teksa shkoi të ndiqte ndeshjen Shqipëri-Itali.

Ai ka hyrë në Teatrin Migjeni dhe menjëherë pas tij ka mbërritur edhe lideri i PS-së Edi Rama. Nano e drejtonte vetë makinën me të cilën mbërriti në Shkodër.

 Raportohet se Nano nuk është lejuar që të parkojë makinën e tij pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’, edhe pse i është drejtuar gardistit me fjalët ‘Unë jam Fatos Nano’. Burime bëjnë me dije se ushtari i Gardës i është përgjigjur, "unë të njoh, por nuk lejohet".

Të fundit