Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Jerina Zaloshnja
Ambasadorja e Shqipërisë në Washington D.C. njoftoi, me një postim të gjatë dhe gjithë ekzaltim në rrjetet sociale, se kishte qenë e ftuar e Presidentit Trump, në një darkë speciale për Iftar, {darka e posaçme gjatë muajit të Ramazanit}. “Pata nderin dhe privilegjin e madh të isha pjesë e tavolinës së Tij (Presidentit Trump), në dhomën e darkave shtetërore të Shtëpisë së Bardhë” - shkruan Ambasadorja. Telegrami diplomatik i Ambasadores për publikun shqiptar vijon më pas atë klishenë e vjetër, të cilën, ne që kemi lindur dhe jemi rritur në komunizëm e njohim mirë: “I thashë Presidentit se populli shqiptar i është tepër mirënjohës”…a të tjera si këto.
S’ka dyshim se fakti që Ambasadorja jonë ka patur mundësinë të takohet me Presidentin e SH.B.A-ve është i jashtëzakonshëm, po të kemi parasysh se ne jemi një vend shumë i vogël; aq i vogël, sa nuk është pa gjasë që Presidenti Amerikan të mos e ketë patur të qartë gjeografikisht ku ndodhet Shqipëria, sidomos Presidenti Trump.
Dhe, çdo rast që shfaqet për diplomatët tanë për të takuar shefin e Shtëpisë së Bardhë është i artë dhe duhet shfrytëzuar. Ambasadorja jonë thjesht duhet përgëzuar për gjërat, besoj të mënçura, të ditura, dhe të duhura që i ka thënë Presidentit Trump dhe zv/Presidentit. Por, në një fakt tjetër dëshiroj të përqendrohem.
Ambasadorja e Shqipërisë ishte e ftuara e Presidentit të SH.B.A-ve në darkën zyrtare të shtruar prej tij për Ramazan, si përfaqësuese e një vendi mysliman. Shqipëria ishte e ftuar në darkën zyrtare shtetërore të Shtëpisë së Bardhë si një vend mysliman. “Pata nderin dhe privilegjin e madh,- shkruan në telegramin e saj publik ambasadorja jonë në SHBA,- të isha pjesë e tryezës së Presidentit Trump, bashkë me kolegët nga Arabia Saudite, Indonezia dhe Bangladeshi”. Por, nuk është ky argumenti me të cilin arrijmë në përfundimin se, në protokollin e Shtëpisë së Bardhë, Shqipëria është e përfshirë ndër vendet myslimane; as edhe Twitter-i i Presidentit amerikan për darkën, Iftarin me ambasadorët e vendeve myslimane aleate, që na tregon se për SH.B.A-të Shqipëria është një vend mysliman. Nga ana tjetër, ky perceptim, apo realitet, nuk lidhet vetëm me administratën Trump. Edhe për Presidentin George Bush, që mbështeti fort antarësimin e Shqipërisë në NATO, Shqipëria ishte një vend mysliman, aleat i SHBA.
Duhet ta themi fort dhe qartë: Asgjë të keqe nuk ka të jesh një vend mysliman. Por, Shqipëria nuk është një vend mysliman. Islami si një doktorinë fetare, nuk ka asnjë rol në organizimin e shoqërisë në Shqipëri, dhe aq më pak në organizimin e shtetit, siç është rasti i shteteve islame. Unë jam myslimane, por vendi im nuk është mysliman. Në rastin e Shqipërisë ky ekuacion nuk është i barabartë.
Ka një perceptim në elitat politike, por edhe intelektuale në vendet antare të BE se Shqipëria është një vend mysliman, madje shkohet deri aty sa të mendohet dhe të deklarohet se Shqipëria qeveriset nga ligjet e sheriatit. Ne ende nuk po mundemi në këtë vend të qeverisemi përmes rregullit të ligjit, por çdo deputet europian, çdo gazetar, duhet ta dijë një të vërtetë të thjeshtë. Shqipëria as nuk është qeverisur, dhe as nuk qeveriset nga Sheriati, por nga Kushtetuta, nga ligjet. Dhe, nuk janë vetëm vendet europiane. Marrdhëniet e Shqipërisë me Turqinë, marrdhënie shumë të rëndësishme, gjithmonë e më shumë po perceptohen si strategjikisht të rëndësishme, edhe për shkak të përbashkësisë fetare, sidomos për shkak të kësaj. Kjo është e pavërtetë dhe besoj e gabuar dhe e dëmshme.
Perceptimi i të qënit një vend mysliman, kur në fakt nuk je, është historik edhe i trashëguar dhe gjithashtu mund të vijë edhe për shkak të raporteve të shifrave midis tre besimeve, ku myslimanët janë shumicë. Ky gjithashtu është një intepretim tepër mekanik në Shqipërinë e pas komunizmit. Por, duket se përcetimin e një vendi mysliman e ushqejmë edhe vetë. Për shembull, ndonëse në çdo lagje të Tiranës janë ndërtuar xhamitë, të cilat mendohet t’u shërbejnë qytetarëvetë besimit mysliman për të kryer ritet fetare,këta preferojnë ta organizojnë faljen në sheshin Skënderbej në mënyrë publike. Por, sheshi është një hapësirë publike e destinuar për të gjithë qytetarët, ndërsa praktikimi i çfarëdo lloj ritesh supozohet të bëhet brenda institucioneve fetare, në Xhami apo Kishë, dhe jo nëpër sheshe.
Dy ditë më parë, sheshi “Nënë Tereza” u shndërrua në një restorant në natyrë të hapët për të shërbyer Iftarin. Disa gazetarë austriakë, që rastësisht u gjendën aty, filluan ta fiksonin këtë demonstrim publik, i cili, në fakt, ngjan shumë me ato në vendet e Lindjes së Mesme.
Unë ja tregova këtë episod B. B.-së. në mbrëmje. B. B. më tregoi se Johan Satler, Ambasadori Austriak në Tiranë po u shpjegonte pikërisht këtyre gazetarëve se “ky (Shqipëria) është një vend magjik, dhe i pabesueshëm kur është fjala për besimin fetar. Ortodoksë, Myslimanë dhe Katolikë janë bashkë në një bashkëjetesë të shkëlqyer. Dhe u recitonte edhe Gjergj Fishtën:
“Kemi Bajram edhe Pashkë,
por Shqipërinë e kemi bashkë”.
Kjo është, në fakt, Shqipëria që duhet ta promovojmë, siç bën Ambasdori i Austrisë në Tiranë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38