Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Unë jam një njeri i trishtuar, ndaj shkruaj libra, sepse kam nevojë të jem i lumtur”
Çfarë po lexon Flutura Açka?
Flutura Açka është e sertë si një shqiptare dhe e angazhuar si një holandeze. Këto janë, në njëfarë mënyre, dy 'shtetësitë' e saj fizike dhe shpirtërore, sepse letërsia, me leximet dhe botimet, duket se është kombësia e saj. Këtë intervistë të Politiko.al e ka patur në inbox prej mujash, e zënë siç është me tekstet e romaneve të saj, e solli dje.
Libri më i vjetër që keni në bibliotekë?
Libri më i vjetër që disponoj është “Fajdexhiu Gobseck” (po e shkruaj me titullin e botimit) të Balzakut, të përkthyer nga Tajar Zavalani dhe i botuar në vitin 1936 nga Shtëpia Botuese “Kristo Luarasi”, pastaj dy antologji në italisht të vitit 1938, poezitë e Donata Donit të vitit 1940, dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut e botuar në vitin 1944. Ne bibliotekën e tim gjyshi kam parë botimet e e para të “Historisë së Skënderbeut” të Naim Frashërit dhe Fan Nolit, pra shumë më të hershme. Dikush i grabiti nga ajo bibliotekë, ishte një kohë kur kam qenë shumë e vogël për t’i mbrojtur.
Librat i zgjidhni nga autori apo nga zhanri?
Autori. Ndjek kritikën europiane për zgjedhjen, dhe më së shumti këshilla prej miqsh që lexojnë. Por lexoj prozë me shumë.
I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekën tuaj?
Jo të gjithë, sepse ka shumë jofiksion, që e shfletoj kur më duhet. Por ka aty libra që i kam lexuar më shumë se një herë. Kam keqardhje që blej më pak libra të shtypur tani, ngaqë nuk kam vend ku t’i vë më.
Libri iparë që keni lexuar?
Nuk më kujtohet, duhet të ketë qenë një libër për fëmijë të asaj kohe. Duhet ta kem lexuar mbase shumë e vogël, sepse gjashtë vjeçe në shkollë mbaj mend se arrija të lexoja pa filluar ende abetarja. Mbaj mend një libër me emër të çuditshëm “Lin madhi dhe Lin vogli”, një autor mbase kinez
Libri i parë që keni kursyer për ta blerë?
Ribotimin në holandisht të “Frymë të vdekura” të Gogolit. Doja t’ia bëja dhuratë një mikut tim gazetar, të cilit i kisha folur me aq entuziazëm.Por kushtonte 40 euro, dhe i ndala hapat. Pak ditë më vonë e gjeta free në anglisht, dhe ia nisa. E ndiej që ai libër mungon në raftet e shtëpisë së tij.
Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnaziste apo studente?
Me mamanë time, më pas me një mikeshën time sot profesoreshë e Letërsisë shqipe.
A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po, gjimnaziste në Bibliotekën e qytetit të Elbasanit, por edhe më herët në një bibliotekë që u hap e re pranë shtëpisë sime, dhe që më vonë i kaloi Institutit të Lartë Pedagogjik. Aty kam qenë lexuese e përhershme salle.
A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Po, kam qenë. Këto ditë më ndihmoi madje një mikesha ime të tërhiqja nga Biblioteka Mbretërore e Holandës veprën “Modernity and Ambivalence” të Zygmunt Baumanit, ku merret me çështjet e asimilimit dhe identitetit si “i huaj”, një temë për të cilën kam qenë e interesuar kohët e fundit. Ç’do të ishim ne pa bibliotekat, edhe ato personalet nëpër shtëpitë tona. Ndonjëherë mendoj se duhet të gjurmoj ndonjë shtëpi holandeze që NUK ka bibliotekë, sepse është një komb që lexon shumë.
Ia keni marrë ndonjëherë ndonjë mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Po, librin “Escape to Albania”, kujtimet e një hebreje në Shqipëri, të huajtur nga një mikesha ime, së cilës nuk ia kam kthyer ende, ngaqë kam zor sepse ia kam nënvizuar të gjithë librin.
Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Po, dikush i “grabiti” nga biblioteka e gjyshit tim për 200 lekë (po flas për fillmin e viteve 80-të) pas vdekjes së tij, botimet e para të “Historinë e Skënderbeut” të Naim Frashërit dhe të Fan Nolit, dhe shumë të tjera. Tani ata libra do të ishin të miat. Një mikja ime m’i mori dikur “Çifutkën e Toledës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, të përkthyera të dy nga Robert Shvarc. M’i ka mohuar, besoj prej Shvarcit, kam përshtypjen se njëri ishte me autografin e tij. Pra kam humbur pak vepra, por shumë vlerë.
A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit ato?
Nëse ka qenë “Bija e mallkuar” e ndaluar, e mbaj mend se e kam lexuar atëherë. Ime më kishte një mikeshën e saj që e furnizonte me libra, ajo i lexonte ditën, unë natën kur atë e zinte gjumi, ia merrja nga komodina, sepse një pjesë të tyre nuk m’i lejonte,ngaqë isha shumë e re.
Dhurimi i librave është një rit që e vlerësoni apo librat preferoni t’i zgjidhni vetë?
Është një rit që më pëlqen shumë, unë e kam sport të dhururit e librave, ndoshta ngaqë kam edhe mundësi të dhuroj libra të bukur.
Cilat janë zakonet tuaja të leximit. Lexoni shtrirë në shpinë, përmbys, në tryezën e punë…?
Më së shumti shtrirë në shpinë, ka ditë që nuk dal fare nga shtëpia pas ndonjë magjepseje, siç më ndodhi me “Tehu i briskut” të Maughamit. Ai libër më kujtoi rininë time të mbushur me të tillë letërsi, por të nesërmen ndjeva keqardhje: nuk do ta lexoja për së dyti herë më. Ndryshe më ndodhi me “Hija e erës”, ende e kam shijen e atij libri edhe pse kanë kaluar shumë vite. Ndoshta kam ndryshuar, preferoj tjetër lloj letërsie, por sërish bota jashtë qelqeve vazhdon të ketë shtypje të madhe, ndaj arratisja në fiksion, është shpëtimi më me pak bujë.
A lexoni në banjë?
Po. Kam shkruar edhe poezi në banjë, skatologjia nuk ka lidhje me subkoshiencën, që vepron shpesh e pavarur nga rrethanat.
Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Anglisht dhe italisht.
Mbani shënime kur lexoni?
Mbaj vazhdimisht, natyrisht jo prej çdo libri që lexoj. Ka libra që i nënvizoj me laps, kur përtoj të shënoj mënjanë. Kur i mbyll librat ç’prej nuk kam shënuar asgjë, kam një keqardhje. Atë libër e vë në raftin e librave që lexohen vetëm një herë në jetë. Po them, “Pianistja” e Elfriede Jelinek e kam lexuar shtatë herë, dhe kam gjetur shënime të reja që i mbaj anash që të tonifikoj shijen. Ai libër ende është përkëmbë, nuk ka ende vend në raft për ta zënë pluhuri.
Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Tani lexoj prozë më shumë, mbase ngaqë jam edhe vetë nëpër ujëra prozaike të jetës. Poezia, edhe si lexim, është nanurisje, dhe që ta shijosh kërkon një përgatitje shpirtërore. Poezi shkruhet shumë sot, por unë lexoj gjithnjë e më pak.
Cilët janë libra dhe autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Rekomandimet e përgjithshme janë të vështira, sepse ti i paketon lexuesit shijen tënde, që jo gjithmonë është preferencë e tij. Do t’i kisha rekomanduar atyre që preferojnë letërsi të mirë, të paktën diçka nga Kafka, Dostojevski, Coetzee, Nabokov, Achebe, Shekspirin, Roth, Lispector, Houellebecq, tregimet e Gogolit, Woolf, Morrison, Pamuk, poezitë e Jonker, etj. Ne jemi rritur me Dikensin, Heminguejin, Balzakun, Hygonë, Tolstoin, Stendalin, Pushkinin, Kadarenë që e vlen të lexohen vërtet. Ka shumë letërsi të mirë, dhe për fat jeta del për të lexuar një zgjedhje të mirë të tyre. Nuk i kuptoj dot njerëzit që në mesin e këtij gradacioni, dehen nga era e bërsive.
A ka një libër që ju e konsideroni si Libri Total?
Janë dy, në syrin tim: “Iliada” dhe “Komedia hyjnore”, njëri merret me ngjarjet e jetës së gjallë, shpesh me personazhe divinë, i dyti me jetën divine, ku veprojnë personazhe të gjallë, ose që kanë qenë të gjallë. Dy pjesë të kësaj bote, dheu dhe nëndheu, të eksploruar në formën më shteruese të tyre. Nuk e di saktësisht se cili e ka thënë, por më duket se Ezra Pound, se qysh pas Homerit, shkrimtarët nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm ripërtypim atë, pasi gjithçka është shkruar atje. Ndërsa “Komedia hyjnore” është ndër veprat më të pasura të shkruara ndonjëherë, mbi Përzënien dhe Vdekjen, e cila prapë është një përzënie e paracaktuar nga fati.
Po t’ju thonëse në Arkën e Noes, duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do të ishin?
Do të isha lutur të më linin të mbaja ca më shumë se tre, policia apokaliptike do të më kishte zënë me një çantë shpine të mbushur plot. Ka shumë vepra që janë dashuria ime. Do të kisha zgjedhur në fund “Don Kishoti i Mançës”, “Komedia hyjnore” dhe “Hamleti”.
Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh?
“Unë jam një njeri i trishtuar, ndaj shkruaj libra, sepse kam nevojë të jem i lumtur,”nga Orhan Pamuk. E përsëris shpesh, sepse më duket sikur e mpak edhe trishtimin tim.
Na thoni një varg të preferuar poezie…
“Mbushe me pafundësi.” Duhet të jetë e Ungaretit. Një roman mund ta shkruash prej këtij vargu.
Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Çiçikovi i “Frymë të vdekura”, Cincinati i “Ftesë për ndëshkim”, Faruku i “Shtëpia e heshtjes”, Misheli te “Thërrmijat elementare”, Terezë Deskeiru, etj. Ka shumë… Por kam edhe një personazh timin, me te cilin jam e dashuruar, nëse kjo nuk është ndonjë lloj mëkati: Ed Zagoria. E kam shfaqur në fillim te “Hiri” dhe e kam rimarrë edhe në vepra të tjera, dhe do ta shfaq sërish shpejt si një dashnor të paepur.
Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Kam shumë, kam disa autografë nga autorë fare të rinj shqiptarë, i quaj të vyer. Nesër ata do të jenë emra në letërsinë shqipe, dhe unë do të mburrem që i kam librat e tyre me autografë. Autografi i fundit që kam marrë dhe shumë i vyer është i poetit arbëresh Zef Skiro di Maxho, te cilin e kisha lexuar dekada më pare por pata fatin ta takoj ditët e fundit në Sarandë.

Çfarë po lexoni?
“Udhëtime nëpër Ballkan” të Baron Nopçës, dhe “The Silver Thread” të Elizabeth Gowing, një shkrimtare angleze që e ka lidhur jetën e saj me shqiptarët dhe u ka kushtuar atyre tre libra të mrekullueshëm.
Zvarrit lidhjen/skedarët këtuLësho skedarët këtuLësho lidhjen këtu
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38