Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Unë nuk kam imunitet nga plumbi”, Ervin Salianji pranon se ka informacione për grupin kriminal të Agron Xhafajt
“Unë di dhe grupin e strukturuar kriminal të Agron Xhafajt”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në emisionin ‘Opinion’ teksa po fliste për audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.
Kërkesës së Blendi Fevziut për të treguar emrat e anëtarëve të këtij grupi, Salinaji u shpreh: “Unë nuk kam imunitet nga plumbi.”
Gjithsesi, deputeti demokrat beson se nëse institucionet angazhohen seriozisht, kanë mundësinë të shkatërrojnë klanin ‘Xhafaj’ në Vlorë.
“Nëse institucionet kanë vullnetin për të shkatërruar klanin kriminal të familjes Xhafaj në Vlorë, munden dhe kanë mundësinë ta shkatërrojnë nga fillimi deri në fund”, tha ai.
Deputeti Salianji ripërsëriti se audio-përgjimi i publikuar nga PD është tërësisht origjinal dhe nuk ka ndërhyrje.