Flash News

KRYESORE

“Unë nuk martohem dot me një maqedonas si Adelina Tahiri”

“Unë nuk martohem dot me një maqedonas si Adelina Tahiri”

Lidhja e Adelina Tahirit me milionerin maqedonas ka bërë shumë zhurmë mediatike dhe jeta luksoze që këngëtarja bën, e rëndit atë si ndër më të lakuarat në media.

E ftuar në emisionin “n'Kosov Show”, Big Mama është pyetur se cfarë do të ndodhte nëse do dashurohej me një djalë maqedon.

"E di ku do të dalësh ti, por unë kam shumë respekt për kolegen time", tha ajo.

Pas kësaj, këngëtarja e njohur për energjinë pozitive që transmeton ka treguar se nuk e mendon dhe e largon nga mundësitë një fakt të tillë.

"Dashuria nuk njeh kufijë, nuk njeh rracë, por unë vij nga një familje tetovare dhe tradita, kultura nuk na e lejon. Kam një familje që meriton respektin, janë shumë të civilizuar, unë nuk mundem. Derisa babai më ka përkrahur e të gjitha mi ka bërë, unë nuk mundem", tha Big Mama.

Të fundit