Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
“Unë, ushtari i pabindur i PD-së”, gazetari Rakipi kundërshton Patozin
Kordinatori i Bindjes Demoktarike, Astrit Patozi është i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24, ku po flet për partinë e re. Në një moment, gazetari Ylli Rakipi i tha se ai ka qenë një ushtar i bindur i Sali Berishës dhe se nuk ka folur asnjëherë kundër tij, kur ishte në pushtet, pavarësisht problemeve që kishte qeverisja e PD me LSI-në.
Patozi kundërshtoi me argumentin se “ju kërkoni që një njeri të jetë edhe opozitë edhe qeveri. Unë nuk bëja dot të dyja. Është njësoj si ti kërkoj Edi Ramës të bëj edhe opozitë kur është në mazhorancë. Mendimet e mia ja kam shprehur gjithmonë Sali Berishës”.
Pytur se pse katër anëtarët socialistë të KQZ-së, votuan pro regjistrimit të Bindjes Demokrati, Patozi u përgjigje shkurtimisht: “Nuk më intereson fare”.