Flash News

KRYESORE

UNESCO krijon “Observatorin e Gazetarëve të Vrarë”, identifikohen 1293 vrasje

UNESCO krijon “Observatorin e Gazetarëve të Vrarë”,

UNESCO ka krijuar “Observatorin i Gazetarëve të Vrarë”, i cili synon të dokumentojë masat e marra për të ndëshkuar krimet ndaj gazetarëve profesionistë të mediave. Qëllimi i krijimit të një regjistri të tillë është luftimi kundër pandëshkueshmërisë së autorëve të këtyre vrasjeve.

“Ky observator është një bazë të dhënash në internet mbi nivelin e përparimit të hetimeve gjyqësore të zhvilluara për çdo vrasje të gazetarëve apo të profesionistëve të mediave të identifikuara nga UNESCO që prej vitit 1993, bazuar në informacionet e dhëna nga vendi ku ka ndodhur vrasja”, shpjegon UNESCO në një komunikatë.

Që prej vitit 1993, janë identifikuar 1 293 vrasje nga ky observator, nga të cilat 80 janë kryer vetëm gjatë vitit të fundit.

Në Irak regjistrohet numri më i lartë i gazetarëve të vrarë duke arritur shifrën 195, duke u ndjekur nga Ishujt Filipine dhe Meksika me 99 gazetarë të vrarë në secilin prej vendeve.

Të fundit