Flash News

KRYESORE

UNESCO vlerëson maksimalisht Eda Zarin

UNESCO vlerëson maksimalisht Eda Zarin

Këngëtarja shqiptare e Jazz-it, Eda Zari ka marrë një vlerësim me të vërtetë domethënës dhe të rëndësishëm për karrierën e saj. Është pikërisht ambasadori i UNESCO-s për dialog ndërkulturor, Herbie Hancock, i cili në emër të UNESCO-s, Institutit të Jazz-it ‘Thelonius Monk’ dhe Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it, i ka dërguar artistes shqiptare një letër falënderimi për kontributin në muzikën Jazz për gjatë vitit 2017.

“Falë përpjekjeve në të cilat edhe ju keni marrë pjesë shënimi dhe festimi i kësaj dite me 30 prill ishte një sukses i jashtëzakonshëm’, thuhet në letrën e falënderimit.

Të fundit