Flash News

KRYESORE

UNICEF interesohet për masat parandaluese për braktisjen e shkollës në Shqipëri

UNICEF interesohet për masat parandaluese për braktisjen e

Braktisja e shkollës në vend por jo vetëm është një fenomen tepër shqetësues. Ministrja e Arsimit Besa Shahini, drejtoresha rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi shkuan në shkollën 9-vjeçare "Ardian Klosi" në Tiranë, ku diskutuan për masat parandaluese, që ta eliminojnë këtë problem.

Ministrja Shahini, ndërsa falënderoi përfaqësuesit e UNICEF-it për kontributin në projektet zhvillimore tha se tashmë çdo shkollë në Shqipëri merr informacion paraprak të detajuar për gjendjen sociale dhe ekonomike të secilit nxënës.

"Kjo kryhet që të mund të realizohet më herët ndërhyrja e nevojshme në rast se situata në familje i ndikon negativisht në shkollë", deklaroi Shahini.

Mësuesit tani janë bërë më të aktivë ndërsa punojnë që të kthejnë nxënësit që braktisin shkollën, apo që e kanë lënë atë.

Të fundit