Flash News

KRYESORE

Unioni i Prokurorëve ankimon ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale: Jo në përputhje me Kushtetutën e re

Unioni i Prokurorëve ankimon ndryshimet e Kodit të Procedurës

Unioni i Prokurorëve, në ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Në kërkesë padinë prej 28 faqesh kërkohet shfuqizimi i 21 neneve, të cilat bien ndesh me Kushtetutën.

Unioni i Prokurorëve kërkon që ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të jenë në përputhje me ndryshimet në Kushtetutë. Një gjë e tillë, sipas tyre nuk ka ndodhur.

“Me ndryshimet e reja kushtetuese, prokuroria ka ruajtur pozitën e saj si organ i pavarur dhe kushtetuese, por ajo nga një organ i centralizuar, bëhet një organ i pavarur, i decentralizuar” shprehen prokurorët.

 

 

Të fundit