Flash News

KRYESORE

United do Mandzukic, Juventusi i vendos çmimin e kripur

United do Mandzukic, Juventusi i vendos çmimin e kripur

Juventusi nuk e do më Mario Mandzukicin, por nuk ka ndërmend ta "falë" në merkaton e janarit. "Zonja e Vjetër" do të paktën 15 milionë euro për kroatin, pavarësisht se ky i fundit nuk grumbullohet as në Champions League as në kampionat.

33-vjeçari ka prishur çdo marrëdhënie me trajneri Maurizio Sarri. Ky i fundit ka preferuar Gonzalo Higuainin para tij dhe deri tani nuk ka gabuar. Sjellja e klubit ndaj "gladiatorit"nuk ka qenë aspak e hijshme.

Manchester United do shërbimet e Mandzukic dhe po monitorojnë gjendjen e futbollistit. Ole Gunnar Solskjaer e do në skuadër, por "Djajtë" nuk duan të shpenzojnë aq shumë për të afruar një kroat.

Të fundit