Flash News

KRYESORE

United fluturon me dyshen Martial-Rashford, 1 pikë larg Chelseat

United fluturon me dyshen Martial-Rashford, 1 pikë larg Chelseat

Manchester United ka mposhtur 2-0 Burnleyn në transfertë në Premier League. "Djajtë e kuq" e mbyllën këtë me një ndeshje vërtet të bukur dhe emocionuese për tifozët.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer duket se po korr sukseset e punës së tij me të rinjtë, mjaft e dukshme këtë sezon, edhe pse pikët nuk janë miket e tij më të mira në fushatën e kampionatit anglez. Martial dhe Rashford sot zgjidhën takimin me golat e minutave 45 dhe 95.

Martial shënoi golin e shtatë personal në Premier League për këtë sezon, ndërsa Rashford të 12-in. Me këtë fitore. Manchester United e sheh veten në vendin e pestë me 31 pikë, vetëm 1 më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Të fundit