Flash News

KRYESORE

United i fal tri pikë Watford-it me gafën e De Geas

United i fal tri pikë Watford-it me gafën e De Geas

David de Gea sot i shkriu tri fitoret e fundit të Manchester United në një lëmsh që e krijoi vetë. Portieri spanjoll bëri një gafë të pafalshme në transfertën e humbur 2-0 nga "Djajtë e kuq".

Watford kishte pesë ndeshje që nuk fitonte në kampionat, por ndihmën ia dha De Gea, i cili praktikisht i dha fitoren rivalit te goli i parë i shënuar nga Sarr. Skuadra e Solskjaerit mori një goditje të madhe psikologjike pas atij goli dhe penalltisë së shënuar nga Denay.

"Djajtë e kuq" tashmë e shohin veten larg zonës Champions League, pavarësisht se diferencat vijojnë të jenë të vogla dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt.

Të fundit