Flash News

KRYESORE

United merr ofertën e papritur, Juvja ofron para dhe lojtar për Pogbanë

United merr ofertën e papritur, Juvja ofron para dhe lojtar për

Paul Pogba po mendon largimin nga skuadra e Manchester United. Reali është ekipi i preferuar i lojtarit francez që dëshiron me çdo kusht kalimin në Madrid dhe të vihet nën urdhrat e Zidane.

Spanjollët po hezitojnë dhe në garë është futur Juventusi. Bardhezinjtë mendojnë të rikthejnë mesfushorin dhe kanë përgatitur një ofertë të majme për të.

Tuttosport shkruan se Maurizio Sarri dhe drejtuesit po bëjnë gati 60 milionë euro dhe kartonin e Emre Can për kampionin e botës. United mund të tundohet nga kjo ofertë, pasi marrin një lojtar kalibri dhe fitojnë goxha para nga kjo marrëveshje.

Të fundit