Flash News

KRYESORE

United ofron 115 mln euro për yllin e Dortmundit

United ofron 115 mln euro për yllin e Dortmundit

Merkatoja te Manchester United vijon të jetë tema më e nxehtë. Kështu ndodh kur një skuadër luan keq dhe tifozët bëjnë presion për blerje. Jadon Sancho vjet ishte një synim i "Djajve të kuq" dhe është edhe tani.

"Mirror" raporton se Solskjaer po përgatit një ofertë fantastike për sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit. Duke parë interesin e tepërt, klubi verdhezi do 115 milionë për lojtarin anglez, i cili më parë ka luajtur te Manchester City.

Sancho ka kontratë deri në vitin 2022. Ai ka kushtuar më pak se 10 milionë euro kur u ble nga Man City, por tani vlen rreth 10-fish më shumë. Operacion spektakolar në merkato!

Të fundit