Flash News

KRYESORE

Universitetet, datat e regjistrimeve dhe ankimimet. Ja afatet për studentët e rinj...

Universitetet, datat e regjistrimeve dhe ankimimet. Ja afatet për

Institucionet e arsimit të lartë publik dhe jopublik shpallin listën e fituesve të raundit të parë të kandidatëve për studentë. Ata që përmes ID të tyre vërtetojnë që janë fitues në një ose në disa programe studimi duhet të regjistrohen në degën më të preferuara nga data 29 gusht deri në 11 shtator.

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni tha 18.500 maturantë kanë zgjedhur këtë institucion të arsimit të lartë.

Ndërsa zv ministri i Arsimit Gerti Janaqi, u kërkoi fituesve në këtë raund të parë të kryejnë regjistrimet në kohë.

Ata që nuk e shohin emrin në listën e përzgjedhurve dhe nuk e gjejnë emrin as në listën e jofituesve duhet të ankimojnë deri në datën 30 gusht pranë fakulteti përkatës. Maturantët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shohin me vëmendjet 7 fazat e lëvizjes së vijës së kuqe, që është edhe pragu i hyrjes në universitete.

Referuar renditjes së preferencave, në universitetin e Tiranës preferencat më larta i ka administrim-biznesi me 6900 aplikimi, më pas renditet juridiku, psikologjia dhe punë sociale.

Të fundit