Flash News

KRYESORE

Universiteti “Aleksandër Moisiu” , regjistorhen 75% e studentëve, edhe 904 kuota të lira

Universiteti “Aleksandër Moisiu” , regjistorhen 75% e

Rreth 75 përqind e studentëve që kanë përzgjedhur një nga degët e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës janë regjistruar deri tani.

Bëhet fjalë për 1847 studenë që janë regjistruar në total deri në këtë moment, ndërkohë që bëhet e ditur se gjimnazistët fitues kanë akoma kohë për të kryer regjistrimin pranë auditorëve që ka përcaktuar administrata e Universitetit për këtë qëllim. Arkend Balla, drejtor i regjistrimeve dhe shef i departamentit të IT shprehet se do të ketë edhe një fazë të dytë të regjistrimeve për listat shtesë që do të vijnë më vonë: “Numri i kuotave për këtë vit akademik ka qenë 2762 kuota prej të cilave janë plotësuar aktualisht 1847 kuota, dhe të lira janë 915 kuota. Pra kemi të plotësuar rreth 75% në të gjitha degët e programit të studimit të ofruar nga Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’.Ka programe që kanë kaluar dhe mbi 85 dhe 96% por ka dhe programe që nuk janë në këto nivele por janë mbi 50% deri tani.Kuotat e lira vihen në dispozicion gjatë raundit të dytë që fillon me 15 shtator deri 22 shtator 2017 ku kryehet procesi i aplikimit nga maturantët.”, tha Arkend Balla.

Gjatë këtij viti nuk do të ketë programe të reja studimi, por stafi i Universitetit ka menduar hapjen e një sërë laboratoresh të reja që do të jenë në funksion të studentëve të teknologjisë së informacionit apo navigimit detar.

Deri në 30 shtator, Universiteti pritet të bëjë publike listën përfundimtare të studentëve fitues. Në fillim të muajit tetor nis raundi i dytë i regjistrimeve i ndarë në 7 faza 24 orëshe.

Të fundit