Flash News

KRYESORE

Uou! A e dinit se Klopp ka një klauzolë të vlefshme për Bundesligën?

Uou! A e dinit se Klopp ka një klauzolë të vlefshme për

Jurgen Klopp ka kontratë deri në 2024 me Liverpool-in, por ka një shtesë interesante. "Daily Mirror" ka trembur tifozët e kuq duke përmendur një klauzolë, që gjendet në kontratën e gjermanit me klubin anglez.

Pas fitores së Champions League, Klopp ka fituar aq shumë prestigj dhe bujë, saqë mund t'i lejojë vetes të vendosë rregullat e veta në Liverpool. Ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të përfshijnë një klauzolë në kontratën që ai ka firmosur së fundmi.

Bëhet fjalë për një lëshim që Liverpool duhet ta bëjë automatikisht, bazuar në këtë klauzolë, nëse Klopp merr një ofertë nga kampionati gjerman. Meqë në Gjermani ai më parë ka punuar te Borussia Dortmund, lind pyetja: mos vallë ai është prenotuar nga Bayern?

Të fundit