Flash News

KRYESORE

“Update” i ri nga Instagram, jo të gjithë mund të hapin një llogari

“Update” i ri nga Instagram, jo të gjithë mund të

Që nga data 4 dhjetor, Instagram ka vënë kusht që çdo përdorues i ri të vërë ditëlindjen e saktë gjatë procedurës së hapjes së një llogarie të re.

Mosha e një përdoruesi mund të prodhojë parametra të ndryshëm të rekomanduar të intimitetit ose të gjenerojë informacione brenda aplikacionit për të qëndruar të sigurt në internet.

Përdoruesit duhet të jenë mbi 13 vjeç për t’u bashkuar me shërbimin dhe ata që tashmë e kanë një llogari në instagram nuk do t’u duhet ta shtojnë ditëlindjen e tyre.

Përveç kërkesës së ditëlindjes, kompania gjithashtu do të fillojë tu lejojë njerëzve të bllokojnë mesazhe nga njerëz që nuk i ndjekin.

Instagram i tha shërbimit të lajmeve se nuk do të mund t’I verifikojë dot ditëlindjet, por mendon se njerëzit do të jenë të sinqertë për ditëlindjet e tyre dhe përfundimisht mund të mbështetet në inteligjencën artificiale për të ndihmuar në përcaktimin e ditëlindjeve të përdoruesve.

Punonjësit në Instagram tashmë mund të vlerësojnë afërsisht moshat e përdoruesve duke kaluar përmes postimeve që kanë urime ditëlindjesh.

Ky është një program kompjuterik tashmë i trajnuar për të mësuar moshat dhe gjininë e përdoruesve. Ai shikon postimet që njerëzit bëjnë dhe hashtags që përdorin për të dhëna.

Të fundit