Flash News

KRYESORE

Ura më e gjatë në botë drejt përfundimit, janë investuar 12 miliardë paund

 

 

 

Është afër përfundimit ura e Kinës e cila është vlerësuar si ura më e gjata në botë.

Ajo do të lidh Hong Kongun, Makaun dhe Zhuhai, tre nga qytetet më të rëndësishme të Kinës dhe është e gjatë 55 km.

Për ndërtimin e kësaj ure janë investura 12 miliardë paund. Struktura kryesore e saj ka përfunduar në korrik dhe rruga është 55 km e gjatë, nga të cilat 22.9 km janë urë dhe 6.7 km janë tunel.

Inxhinierët kanë filluar  punimet e tyre në ndërtimin e tunelit  brenda në det  në 13 tetor dhe pritet që në fund të vitit të hapet.  Ky mendohet të jetë gjithashtu tuneli nënujor  më i gjatë në botë.

Pas rreth shtatë vjet ndërtimi, Ura e Hong Kong-Zhuhai-Macau do të hapet në fund të vitit.

 

Të fundit