Flash News

KRYESORE

Ura e Prokopit në Himarë, Monument Kulture i Kategorisë së Parë

Ura e Prokopit në Himarë, Monument Kulture i Kategorisë së

Ura e Prokopit në Bashkinë Himarë, e shpallur së fundi Monument Kulture i Kategorisë së Parë, është një objekt me vlera monumentale dhe pjesë e historisë së zhvillimit dhe vazhdimësisë së ndërtimit të Qendrës Historike të Himarës.

Ura është një ndërtim solid me një hark rreth 4 m të lartë. Këmbët e saj janë mbështetur në shkëmbinjtë anësor të përroit. Lartësia e  përgjithshme është rreth 7 m dhe gjerësia e kalldrëmit 3.80 m.

DRKK Vlorë në kuadër të mbrojtjes, mirëmbajtjes, gjurmimit, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në zonën e Bregdetit të Himarës, vijon të eksplorojë vlerat monumentale të kësaj zone, duke propozuar dhënien e statusit Monument Kulture për objektet e kultit, ndërtimet me vlera të rralla inxhinierike dhe arkitektonike, si dhe rrënojat arkeologjike të zonë.

Propozimi për shpalljen e kësaj ure Monument Kulture u krye nga DRKK Vlorë dhe IMK, për vlerat arkitektonike që ajo mbart dhe duke e konsideruar atё pjesё tё natyrshme tё historisё dhe dinamikёs sё zhvillimit urbanistiko-arkitektonik tё Qendrёs Historike tё Himarёs.

 

Të fundit