Flash News

KRYESORE

Uragan i frikshëm në Amerikë, shkatërrohen ishujt Karaibe

Uragani i frikshëm Irma, ka shkatërruar ishujt Karaibe.

Stuhia e fuqishme ka mbërritur në ishujt e Karaibeve duke i kthyer në rrënoja e si pasojë duke lënë të vdekur 7 persona .

Ishulli Barbuda është kthyer në një vend pothuaj të pabanueshëm. Zyrtarët paralajmërojnë se edhe pjesa e territorit francez të Shën Martinit është pothuaj e shkatërruar.

Uragani Irma ka sjellë erëra të forta deri në 295 kilometra në orë. Sipas autoriteteve, rreziku nuk mbetet me kaq. Të enjten Irma pritet të kalojë pranë Republikës Domenikane. Stuhia pritet të godasë edhe Kubën dhe Floridën.

Erërat prej 295 kilometrash në orë e kanë çuar Irmën në nivelin 5 dhe një prej uraganeve më të fuqishme të regjistruar në Atlantik.

 

Të fundit