Flash News

KRYESORE

Uragani Harvey thyen rekordin amerikan me 1.250 milimetra shi për 58 orë

Uragani Harvey thyen rekordin amerikan me 1.250 milimetra shi për 58

Stuhia tropikale ”Harvey” theu rekordin e reshjeve të shiut në pjesën kontinentale të SHBA-së, në Pearland, Teksas, me 1 250 milimetra, tha sot Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit (NWS).

”Kjo sasi shiu ra për 58 orë, që nga e premtja, kur ‘Harvey’ preku tokën si uragan i kategorisë IV”, tha NWS-ja.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melani sapo mbërritën në Teksas për të takuar përfaqësuesit e organizatave bamirëse dhe për të qenë i pranishëm në operacionet e emergjencës.

Rekordi i mëparshëm ishte 1 220 milimetra shi në uragani ”Amelia” që goditi në korrik të 1978-ës sërish Teksasin.

 

Të fundit