Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Uragani “Irma” dobësohet, njerëzit vuajnë pasojat që ajo la pas
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë filluar menjëherë nga puna për shpëtimin e personave të prekur nga uragani “Irma”. Stuhia gjigande u dobësua gjatë lëvizjes drejt bregut përendimor përgjatë gjithë natës por Miami dhe disa zona të tjera urbane janë përmbytur dhe kanë mbetur të dëmtuara. Mediat bëjnë të ditur katër të vdekur prej stuhisë.
Kur Irma e goditi Floridan të dielën, ishte uragan i kategorisë katër, kurse tani ka rënë në kategorinë e një stuhie tropikale. Përgjatë rrugës që përshkoi në ishujt Caribbean, uragani “Irma” la të vdekur të paktën 38 persona.
Guvernatori i Floridas Rick Scott tha per “Miami Herald” se, “do të duhet pak kohë para se njerëzit të kthehen prapë në shtëpitë e tyre.”
Scott foli gjatë vëzhgimeve që bëri në ishujt Keys rreth dëmtimeve që pati ky vend të hënën, dhe tha se , “energjia elektrike ka rënë në të gjithë shtetin. Rrugët janë bërë të pakalueshme prandaj duhet të kemi durim derisa kalojmë këtë moment.”
Njerëzit që u larguan nga ishujt Keys shprehen se komunikimi është i vështirë për t’u arritur me të afërm që vendosën të qëndronin në shtëpitë e tyre..
Raportimet bëjnë të ditura se rreth 10 000 persona u larguan nga vendbanimet e tyre për shkak të stuhisë ndërkohë që nuk dihet se në cilin shtet janë vendosur për momentin.
Puna e parë e shërbimeve të shpëtimit është të testojnë qëndrueshmërinë e 42 urave që lidhin ishujt Keys.
Hyrja në ishujt është e bllokuar, deri në momentin që autoritetet do ta sigurojnë atë.