Flash News

KRYESORE

Uragani “Irma” shkatërroi Karaibet, fundjava më e rrezikshme në Florida

Vijon fuqia shkatërruese e uraganit “Irma” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu pas Florida dhe Georgia, edhe Karolina e Veriut shpalli gjendjen e emergjencës. Guvernatori i Florida, Rick Scott, urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, universiteteve dhe zyrave publike, pasi në fundjavë pritet që uragani të godasë këtë shtet me fuqinë maksimale.

Së paku gjysmë milioni njerëz janë arratisur nga Florida, pasi Irma pritet të godasë fuqishëm.

“Jemi përballë erërave me fuqi të papara ndonjëherë. SHBA janë përgatitur maksimalisht për ta përballuar këtë situatë”, deklaroi Presidenti Donald Trump.

Uragani Irma shkatërroi Karaibet, duke shkaktuar se paku 13 të vdekur. Thuajse 90% e ishujve Barbuda u shkatërruan, ndërsa një fëmijë humbi jetën.

Ndërkohë vetëm në Saint Martin numërohen 8 të vdekur dhe 21 të plagosur.

Uragani Irma pritet të godasë 37 milionë njerëz, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar, është shprehur i gatshëm për të ndihmuar zonat e prekura.

Të fundit