Flash News

KRYESORE

Uragani “Maria”, numri i viktimave pas një viti shkon në 2975

Uragani “Maria”, numri i viktimave pas një viti shkon në

Numri i viktimave që kanë humbur jetën nga Uragani “Maria” në shtator të 2017, ka arritur në 2975 persona pas thuajse 1 viti.

Sipas “BBC”, numri i vdekjeve nga uragani shkatërrues që goditit ishullin rreth një vit më parë është 50 herë më i lartë sesa u deklarua.

Pas një hetimi të pavarur, edhe guvernatori Ricardo Rossello pranoi këto shifra.

Puerto Rico ka luftuar për të riparuar infrastrukturën e saj dhe rrjetin e energjisë  nga stuhia, dhe po i kërkon Kongresit amerikan 139 miliardë dollarë fond për rimëkëmbjen.

"Unë po jap një urdhër për të rinovuar numrin zyrtar të vdekjeve në 2,975", tha guvernatori Ricardo Rossello në një konferencë shtypi.

Të fundit