Flash News

KRYESORE

"Uraka 2", sekuestrohen 578 kg kanabis, në pranga 8 persona të grupit kriminal

Në kuadër të operacionit “Uraka 2”, policia ka arrestuar në flagrancë 8 persona, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Në aksin rrugor Prrenjas -Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon "Iveco" me drejtues mjeti shtetasin A.B.

Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të furgonit "Iveco" u gjetën dhe u sekestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 578 kilogramë kanabis.

Gjithashtu u bllokuan dhe dy automjete të marra me qera, të cilat shoqëronin automjetin me lëndë narkotike, konkretisht mjeti tip "Ford Focus" me drejtues shtetasin A. C., si dhe mjeti tip "Toyota Corola" me drejtues mjeti E.H. U sekuestruan gjithashtu 14 aparate celularë dhe 5800 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • E. M., 27 vjeç, banues në Fier.
  • A. C. (T.), 39 vjeç, banues në Fier.
  • A. B., 42 vjeç, banues në Levan, Fier.
  • E. H., 43 vjeç, banues në Elbasan.
  • G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan.
  • E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec.
  • A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë.
  • L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., banues në Elbasan.

Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku do pritej nga shtetasit A.Q. dhe E.Gj. Për arsye hetimi nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Të fundit