Flash News

KRYESORE

Urdhëri i FIFA-s për mediat: Mos filmoni tifozet seksi në finale

Tifozet seksi në ndeshjet e Botërorit kanë zënë faqet e para të gazetave por edhe në televizione.

Ky fenomen nuk ka kaluar pa vëmendjen e FIFA-s. Organizata Ndërkombëtare e Futbollit u ka kërkuar kompanive të transmetimit televiziv dhe trupave të xhirimit të reduktojnë  pamje të tilla.

Federiko Adieki, Shefi i departamentit të përgjegjësisë sociale në FIFA, ka deklaruar se gjatë Botërorit të Rusisë, ka pasur më shumë raste seksizmi sesa racizmi.

Ai shtoi se në raport me Botërorin e shkuar ka përmirësim në fenomenin në fjalë.  “Kemi ndërhyrë edhe në transmetimet e mëparshme televizive, por në raste individuale dhe shumë të dukshme”, shpjegoi ai.

Sipas tij, ka patur raste të shumta ngacmimesh nga ana e tifozëve për gazetarët që bënin intervista apo lidhje direkte, ndaj duhet të reduktohen.

Kujtojmë që finalja Francë-Kroaci është këtë të dielë në orën 17:00.

Të fundit