Flash News

KRYESORE

Urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e ‘339’, Klodiana Lala i përgjigjet ‘live’ në studio

Urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e

Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë nxjerr mesditën e sotme një urdhër që i ndalon mediave shqiptare që të publikojnë materiale nga dosja 399, me pretendimin se po rrezikohen hetimet.

Por gazetarja Klodiana Lala e ka konsideruar pa asnjë vlerë urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ai duhet t’i drejtohet medias gjermane ‘Bild’. Teksa ishte duke komentuar në News 24 për audio-përgjimet e reja të publikuara nga Bild, Lala tha se prokurorët nuk duhet të harxhojnë kohë me deklarata, por të ulen dhe të hetojnë dosjen.

“Vladimir Mara dhe Dritan Prençi në vend që të harxhojnë kohë duke shkruar deklarata, të ulen e të hetojnë dosjen. Nuk mund të na flasin më për trimëri”, u shpreh Lala.

Sipas Lalës, Prokuroria nuk ka patur asnjë interes për hetimin e dosjes 339 dhe reagimet e sotme janë ‘show’ pas publikimit të ‘Bild’. Gjithsesi, gazetarja theksoi se mediat shqiptare mund t’i referohen shkrimit të gazetës gjermane pavarësisht urdhrit të Prokurorisë.

Të fundit