Flash News

KRYESORE

Urdhri i Karabinës, zbulohen emrat që do të zëvëndësojnë 3 anëtarët e bordit në UT

Urdhri i Karabinës, zbulohen emrat që do të

Në fund të detyrës së saj si ministre e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina ka nisur zëvendësimin e anëtarëve të Bordeve në universitete.

Pas këtij vendimi janë zbuluar emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, që ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina i ka propozuar rektorit të Universitetit të Tiranës.

Ministrja kërkon zëvendësimin e tre anëtarëve aktualë Arbian Mazniku, Erzen Tola dhe Arjan Xhelaj, të zgjedhur nga ish-ministra Lindita Nikolla. Sipas “Ballkanweb” Karabina kërkon që Mazniku të zëvendësohet nga Mirela Milori, Tola nga Rajmond Perolla, kurse Xhelaj të zëvendësohet nga Leonard Boduri.

Të fundit