Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Urdhri i Ruçit dhe Luan Ramës: “Nesër të gjithë deputetët në Tiranë për zgjedhjen e Presidentit”
Pas deklaratave të ashpra që bëri kreu i grupit Parlamentar socialit në Kuvend, Gramoz Ruçi ku u shpreh se PS i ka 71 vota edhe pa LSI, për zgjedhjen e Presidentit të ri, ka ardhur dhe lëvizja e radhës nga ana e koalicionit.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe ai i LSI-së, Luan Rama kanë urdhëruar të gjithë deputetët që të anulojnë vizitat jashtë vendit dhe nesër në orën 17:00 të jenë në Kuvend për votimin e raundit të katërt, për zgjedhjen e Presidenti të ri.
Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve ka vendosur se raundi i 4t do të zhvilohet nesër në orën 17:00. Sipas kushtetutës për raundin e 4t mjaftojnë 71 vota për zgjedhjen e Presidentit. Vasilika Hysi tha se sot u dogj dhe raundi i 3t, pasi në komision nuk u paraqit asnjë emër publik për të kandiduar për president.
Sipas Kushtetutës, raundi i tretë i votimit është deciziv për zgjedhjen e kreut të shtetit me konsensus midis maxhorancës dhe opozitës. Raundi i tretë, ashtu si dy raundet e ezauruara, kërkon që kandidati për President që do të regjistrohet në Kuvend me 20 firmat e deputetëve, duhet të marrë jo më pak se 84 vota, pra një shumicë të cilësuar votash