Flash News

KRYESORE

Me urgjencë në Beograd, zbardhen porositë e Mogherin-it për serbët pas incidentit në Mitrovicë

Me urgjencë në Beograd, zbardhen porositë e Mogherin-it për

Pas incidentit të dy ditëve më parë në Veri të Mitrovocës, ku  forcat speciale arrestuan dhe dëbuan drejtorin e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç dhe largimit të Listës Serbe nga koalicioni me Haradinajn, paqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini udhëtoi me urgjencë mbrëmë drejt Beogradit.

Ajo është takuar në mbrëmje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku kanë diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit që kanë tensionuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Mogherini i ka kërkuar presidentit serb që të ruajnë paqen mes tyre dhe të jenë më të përmbajtur në vendim.

"Vuçiç dhe Mogherini u takuan të martën në mbrëmje në Beograd për të biseduar, në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, për zhvillimet e fundit dhe perspektivën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së. E kemi thënë qartë se ftojmë autoritetet në Serbi dhe Kosovë të dëshmojnë përmbajtje të domosdoshme dhe pjekuri, në mënyrë që situata në Kosovë të mos përshkallëzojë”, u shpreh zëdhënësja e Mogherinit për mediat.

 

 

Të fundit