Flash News

KRYESORE

Urimi i Presidentit për festën e Sulltan Novruzit: Pranverë në zemrën e çdo shqiptari

Urimi i Presidentit për festën e Sulltan Novruzit: Pranverë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.

Meta i ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën, duke iu dëshiruar shëndet e mbarësi, atyre dhe gjithë shqiptarëve.

“I bashkohem mesazheve të Kryegjyshit Botëror dhe uroj edhe njëherë të gjithë besimtarët bektashinj si dhe të gjithë qytetarët: Pranverë të ketë në zemrën e çdo shqiptari!

Sot dhe në ditët që vijnë, sepse kjo është një ditë e rigjallërimit jo vetëm të natyrës dhe optimizmit pranveror, por na fton edhe të reflektojmë më shumë për të rigjallëruar vlerat tona më të mira njerëzore, familjare, shoqërore, kombëtare në emër të atyre idealeve, për të cilat sakrifikoi Imam Aliu, për të idealizuar jetën e për të zhvilluar demokracinë njerëzore. Pranverë për të gjithë”, uroi Meta.

Të fundit