Flash News

KRYESORE

Urimi i Petrit Vasilit për mjekët: Punojnë kur të tjerët festojnë

Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili këtë ditë të fundit të Viti 2017 ka zgjedhur që të bëjë një urim të veçntë për mjekët.

“Kur të gjithë Festojnë ata janë në krye të detyrës”, kështu shprehet Vasili për ta duke i cilësuar si ata që vigjilojnë mbi jetën.

Urimi i Vasilit:

Urim për ata që vigjëlojnë mbi jetën.

Si mjek urimet e mia nga zemra për këtë fund viti shkojnë për mijëra kolegë të mi të shkëlqyer mjekë, infermierë, mami, laborantë e sanitarë, që do të punojnë edhe kur të tjerët festojnë.

Me përgjegjësinë e jetës në duar, por edhe me meritën që t'i gëzohen lumturisë pa fund që të jep kur e mbron atë, mbeten të mrekullueshëm në modestinë e tyre dhe të jashtëzakonshëm si profesionistë.

Të fundit