Flash News

KRYESORE

Urrejtje e dhunë ndaj Messit, FIFA pezullon nga detyra presidentin e Federatës

Komisioni i Disiplinës së FIFA-s ka pezulluar për një vit nga çdo aktivitet futbollistik presidentin e Federatës palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, pasi ai nxiti urrejtje dhe dhunë kundër Lionel Messit.

Rajoub ftoi tifozët arabë të digjnin posterat dhe fanellat e Messit, nëse sulmuesi do të kishte marrë pjesë në një ndeshje miqësore të Argjentinës në Izrael, qershorin e këtij viti.

Fushata e ndërmarrë prej tij detyroi Argjentinën të anulonte miqësoren, e cila ishte programuar në kuadrin e përgatitjeve përpara Botërorit të Rusisë.

.

Të fundit