Flash News

KRYESORE

Uruguaji-Francë hap siparin e çerekfinaleve; statistikat flasin kundër ‘Gjelave’

Uruguaji-Francë hap siparin e çerekfinaleve; statistikat flasin

Botërori “Rusi 2018” tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë dhe rrethi i pretendentëve është ngushtuar në vetëm 8 skuadra, të cilat do të përplasen në fazën çerekfinale.

Emocionet e sfidave çerekfinale do të nisin këtë të premte, në orën 16:00, në “Nizhni Novgorod”, ku Franca përballet me Uruguain, në një duel të luftuar, ku edhe pse nisen si favoritë “gjelat” nuk mund të marrin asgjë si të mirëqenë.

Pas entuziazmit për eliminimin e Argjentinës dhe paraqitjen e shkëlqyer të djaloshit të artë Kilian Mbappe, skuadra e Deschamps është një prej kandidateve për titullin botëror, ndërsa në favor të tyre është edhe dëmtimi i Edinson Cavanit, një prej “yjeve” të Uruguait, që rrezikon të mos luajë. Vëmendja kryesore në këtë sfidë shkon për talentin e bluve Kylian Mbabe, që është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar në historinë e Botëorit, pas të madhit Pele.

Statistikat e përplasjeve direkte nuk flasin në favor të Francës, që ka fituar 1, barazuar 4 dhe humbur 3 herë ndaj Uruguait, me golaverazh të përgjithshëm 4/8. Në takimet që i përkasin finaleve të Botërorit Franca nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke barazuar 2 dhe humbur 1 herë.

---

Grupi i miqësisë Francë-Uruguaj në Asamblenë Kombëtare përshëndeti ‘’ndeshjen historike’’ e parashikuar për të premten midis dy vendeve në çerekfinalen e Botërorit të futbollit, duke u shprehur që të fitojë më i miri, pasi të dyja ekipet janë me fanella ngjyrë blu.

‘’Kjo ndeshje do të shërbejë gjithashtu për të përkujtuar miqësinë mes dy shteteve tona dhe lidhjet e thella që bashkojnë popujt tanë’’, shkruan presidenti i grupit të miqësisë, deputeti MoDem Jean-Noël Barrot, si dhe nëntë parlamentarë të tjerë.

‘’Përtej paraqitjes së Edinson Cavani në Paris-Saint-Germain, ku është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, kujtojmë se Uruguaji i ka dhënë Francës Supervielle, Laforgue dhe Lautréamont, të cilët janë të mirëpozicionuar në panteonin e poezisë franceze.

Të fundit