Flash News

KRYESORE

Usain Bolt bie nga froni i 100 metërshit

Usain Bolt bie nga froni i 100 metërshit

Rekordmeni i botës në garat 100 dhe 200 metrave, xhamajkani Usain Bolt, mbrëmjen e djeshme tregoi se nuk është më në formën e duhur për të qenë ai kryesuesi i garave në atletikë në disiplinën e tij. Në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër, ai u rendit i treti duke u kaluar nga amerikanët Xhastin Getlin dhe Kristian Kolman.

Getlin i përshkoi 100 metrat për kohën 9 sekonda e 92 të qindtat, ndërsa Kolman për 9 sekonda e 94 të qindtat. Usain Bolt ka dominuar për vite me radhë atletikën duke mbajtur fronin e më të mirit, por mbrëmë arriti të regjistronte kohën 9 sekonda e 95 të qindtat për t’u renditur në vendin e tretë.

Të fundit