Flash News

KRYESORE

Usain Bolt flet për rekordet: Do të “rezistojnë” për 15-20 vjet

Usain Bolt flet për rekordet: Do të “rezistojnë”

Tashme në “pension”, kur ka fituar gjithçka, Usain Bolt mendon gjithnjë për rekordet e vendosura prej tij.

Sprinteri i vetëm që ka fituar medalje të arta në 100 e 200 metra në tre Olimpiada, Bolt mban edhe rekordet botërore  (9″58 në 100 e 19″19 në 200, të vendosura në Botërorin e Berlinit në 2009).

“Mendoj se epoka jonë me atletë të tillë si Yohan Blake, Justin Gatlin e Asafa Poëell do të jetë me e mira dhe do të duhet kohë për ta arritur. Mendoj se rekordet do të duhen që të thyhen edhe për 15-20 vjet”, ka deklaruar rekordmeni xhamajkan.

 

Të fundit