Flash News

KRYESORE

Ushqime që duhet t’i reduktoni pas të 30-ave

Ushqime që duhet t’i reduktoni pas të 30-ave

Pas moshës 30 vjeçare metabolizmi fillon të ndryshojë. Ndaj edhe ushqimet duhet t’i përzgjedhim më me kujdes. Sipas dietologëve disa ushqime do të ishte mirë t’i reduktonim. Sidomos ato të konservuarat.

Kosi me fruta

Më shumë sheqer se sa duhet të hamë në një ditë të tërë. Në pamje të parë duket një ushqim i lehtë, por nuk është ashtu. Koset e frutave kanë shumë sheqer të shtuar.

Soja

Soja mund të ndërhyjë në funksionin e tiroides. Një tjetër problem i sojës është që imiton estrogjenin në trup. Për këtë arsye soja sidomos nuk duhet t’u jepet fëmijëve që janë ende në rritje.

Peshqit e kultivuar

Për fat të keq, deri në 70% të peshkut që do të gjeni në treg është peshk i kultivuar. Ata ushqehen me një dietë plot me antibiotikë, si dhe me ushqime të ngjyrosur që i bën të duken më të shëndetshme.

Buka e bardhë

Zgjidhni të zezën më mirë. Substancat që i japin bukës bardhësinë nuk mbajnë asnjë nga vitaminat dhe mineralet e pranishme që janë në grurë.

Të fundit