Flash News

KRYESORE

Ushqime të pasura me vitamina që luftojnë migrenën dhe dhimbjet e tjera të kokës

Ushqime të pasura me vitamina që luftojnë migrenën dhe

Nëse vuani nga dhimbja e kokës e shpeshtë, zgjidhja nuk janë vetëm ilaçet.

Mjekët rekomandojnë edhe ushqime të caktuara, të cilat ndikojnë posaçërisht për dhimbje koke si migrena.

Avokado

I pasur me antioksidantë si lutein dhe zeaxanthin, avokadot jo vetëm që mund të largojnë dhimbjen e kokës tuaj, duke i konsumuar ato gjithashtu mund t’i mbani larg këto dhimbje të padurueshme.

Fiku

Sipas ekspertëve, fruti përmban kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes.

Salmoni

Plot me acide të yndyrave omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon që trombocitet tuaja të mos grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbje koke të shpeshta. Ai gjithashtu zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon të luftoni migrenën në përgjithësi.

Patatet e ëmbla

Nuk janë vetëm të shijshme, por ato gjithashtu ju ndihmojnë të luftoni migrenën. E pasur me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, konsumimi i patateve të ëmbla kur vuani nga një dhimbje koke do të zvogëlojë dhimbjen dhe do t'ju qetësojë.

Shalqi dhe karrota

Meqenëse uji ndihmon për ju që vuani nga migrena dhe ushqimet që pëmbajnë shumë ujë kanë të njëjtin funksion.  Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës, sigurohuni që të mbani nën kontroll nivelin e ujit tuaj.

Burimi: living.al

Të fundit