Flash News

KRYESORE

Ushqime të skaduara për pushuesit, bllokohen dy lokale në Llogara

Pushimet nuk kanë mbaruar ende dhe nga kontrollet evidentohen sërish raste të bareve dhe restoranteve që shkelin hapur kushtet e sigurisë së konsumatorëve.

Ndonëse në temperatura ta larta, kushtet higjieno-sanitare shpesh lënë për të dëshiruar, duke u kthyer edhe në rrezik për pushuesit.

Rasti më i fundit i bllokimit të këtyre shërbimeve është në Llogara. AKU ka bllokuar një restorant dhe një pizzeri.

“Trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit”, sqaron AKU.

Të fundit