Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ushqimet e restoranteve që përmbajnë më shumë sheqer se çokollata
Të gjithë i pëlqejnë ushqimet e restoranteve, por në fakt disa prej tyre përmbajën më shumë sheqer se ëmbëlsirat me çokollatë.
Çokollata në madhësi normale ka rreth 35 gram sheqer, gati 7 lugë çaji me sheqer, shumë më shumë se sa duhet të merrni në një ditë.
Por këto ushqime të renditura më poshtë përmbajnë gati dyfishin apo trefishin e kësaj sasie.
Sallata me pulë
Shumë sallata të shpejta janë të ngarkuara me sheqerna të fshehura dhe kjo nuk është përjashtim. Një ekspert i ushqyerjes dhe dietetikës në Lafayette, ka thënë se "sheqernat vijnë nga salcat e shegës , arrat e pjekura me mjaltë dhe domatet e thata”.
Mishi me salcë barbeque
Kjo pjatë ka rreth me 72 gram sheqer. Nëse heqim salcën do të shkojë në 15 gram sheqer. Salca e barbeque kontribuon në përmbajtjen e përgjithshëm të sheqerit në pjatë, pasi përmban mjaltë, ketchup dhe sheqer kafe.
Smoothie
Një gotë e vogël përmban 91 gramë sheqer, ndërkohë që një pjesë e madhe ka dyfishin e asaj sasie, rreth 182 gram. Kjo varet sigurisht nga përbërësit që ka brenda. Por shumica e atyre që shiten në restorante kanë mjalt apo esenca të tjera dhe nuk janë 100% me fruta.