Flash News

KRYESORE

Ushqimet që duhet të eliminoni për të qenë sa më në formë

Duke lexuar shkrime të ndryshme e duke marrë këshilla nga ekspertë të ndryshëm nga njëri-tjetri më shumë çorientohemi për dietat tona, dhe si pasojë përfundojmë më të uritur dhe duke marrë disa kile më shumë.

Por në të vërtetë ka disa ushqime që duhen eliminuar dhe të zëvendësohen me ushqime të shëndetshme, sepse kështu arrini dhe qëllimin e reduktimit të peshës.

Çdo ushqim i shpejtë që përmban vetëm karbohidrate

Kur hani vetëm biskota, drithëra të thata, bukë, trupi i konverton karbohidratet në sheqerna të thjeshta dhe i dërgon ato direkt në anët e gjakut. Në mënyrë që trupi të përthithë dhe tresë këto sheqerna të tepërta, detyrohet të prodhojë më shumë insulinë. Kështu do të përfundoni me nivele të ulëta të sheqerit në gjak dhe më të uritur seç ishit. Prandaj është mirë të konsumoni ushqime që kanë jo vetëm karbohidrate, por edhe yndyra të shëndetshme dhe proteina. Ata marrin më shumë kohë për t’u tretur dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Kështu, fetën e bukës e lyeni me pak gjalpë kikiriku, ose drithërat i shoqëroni me një copë djahtë me pak yndyrë, që të merrni njëkohësisht edhe karbohidratet edhe lëndë të tjera ushqyese.

Ushqimet e ngrira

Shumë kompani ushqimore i mbushin ushqimet e ngrira me sodium, një konservues natyral, në mënyrë që të qëndrojnë sa më gjatë pa u prishur në frigorifer. Sodiumi, nga ana tjetër, shkakton grumbullim të ujit në trup, duke iu dhënë ndjesinë e fryrjes.

Çokollatat të larta në fibra

Të gjithë ne kemi nevojë për fibra – ndihmojnë me tretjen dhe na japin ndjesinë  e ngopjes. Por, ajo për çfarë nuk kemi nevojë është: Një dozë e plotë e fibrave (rreth 25 gramë) e marrë vetëm nga një çokollatë. Fibrat duhet t’i merrni gjatë gjithë ditës për të shuar urinë, përmirësuar treten dhe mos shkaktuar dhimbje të barkut. Prandaj përpiquni të konsumoni produkte natyrale të pasura në fibra, si fruta ose perime.

Pijet e gazuara

I thoni lamtumirë pijeve të gazuara dhe çdo lloj pije tjetër  me shije të ëmbël që thuhet se përmbajnë zero kalori. Ato vetëm sa do t’jua shtojnë dëshirën për të ngrënë. E shuani etjen me ujë: Është pa kalori, por e karbonizuar, që ju jep ndjesinë e ngopjes dhe përfundoni duke ngrënë më pak.

Ushqimet të “ulëta në yndyra”

Studimet kanë treguar se njerëzit priren të hanë 30% më shumë kur e dinë që po konsumojnë ushqime të ulëta në yndyra. Problemi (përveç tejngopjes) është se kur kompanitë ushqimore heqin yndyrat nga ushqimet, ato largojnë një pjesë të shijes. Dhe, për ta kompensuar atë, ato shpesh shtojnë sheqer, duke i bërë produktet edhe më të dëmshme për ju. Prandaj konsumoni ushqime të pasura me yndyra të shëndetshme.

Të fundit