Flash News

KRYESORE

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga anemia

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga anemia

Anemia është një gjendje në të cilën trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe të gjakut e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë për në pjesët e tjera të trupit.

Simptomat e para të kësaj sëmundje janë lodhja dhe dobësia.

Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit, element i cili është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës.

Një faktor mjaft i rëndësishëm që ndikon në këtë sëmundje është dieta ushqimore.

Më poshtë janë disa nga ushqimet të cilat duhen konsumuar patjetër, për shërim më të shpejtë të anemisë.

1-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.

2-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.

3-Fiku, shalqi dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.

4-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.

5-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

6-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.

7-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.

8-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

Të fundit